Një zjarr i përmasave të mëdha ka rënë këtë të hënë pranë antenave në zonën e Llamanit, mes Llamanit dhe Himarës.

Flakët po përhapen me shpejtësi, të favorizuara nga temperaturat e larta dhe era, duke përfshirë sipërfaqe me shkurre dhe bimësi.

Në vendngjarje kanë mbërritur pesë mjete zjarrfikëse, ndërsa efektivët po punojnë për vënien nën kontroll të flakëve .operacioni për shuarjen e zjarrit vijon. Shkaqet e rënies së zjarrit mbeten ende të paqarta.