Një zjarr i fuqishëm ka përfshirë një biznes në zonën e Fllakës, në një nga zonat industriale të Durrësit.
Flakët janë përhapur me shpejtësi, ndërsa një shtëllungë e madhe tymi ka mbuluar zonën, duke shkaktuar alarm.
Në vendngjarje kanë mbërritur disa mjete zjarrfikëse nga Durrësi dhe Shijaku, të cilat po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve.
Sipas të dhënave paraprake, biznesi merret me grumbullimin e skrapit. Deri tani nuk ka informacion të konfirmuar për persona të lënduar.
Shkaqet e zjarrit mbeten ende të paqarta, ndërsa pritet që të nisë hetimi për zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
