Një zjarr ka përfshirë mëngjesin e sotme masivin pyjor në Parkun Kombëtar të Lurës, në qarkun e Dibrës.
Flakët janë përhapur duke përfshirë një sipërfaqe të madhe, të favorizuara edhe nga erërat e forta, dukeu kthyer në rrezik serioz për zonën natyrore pranë Liqenit të Luleve. Ekipet zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje, por për shkak të aksesit të kufizuar dhe natyrës së vështirë të terrenit, operacioni për shuarjen e flakëve paraqitet i vështirë.
Sakaq, pritet ndërhyrje nga ajri me helikopter, për të lokalizuar dhe neutralizuar zjarrin.



