Një zjarr i përmasave të konsiderueshme ka përfshirë ullishtet e zonës së Panajasë, përgjatë autostradës Vlorë-Fier, duke shkaktuar dëme në sipërfaqe të mbjella me ullinj shekullore.
Korrespondenti i Top Channel Mikel Marsi raporton se flakët janë përhapur me shpejtësi, të favorizuara nga era dhe temperaturat e larta, ndërsa terreni i vështirë ka penguar ndërhyrjen e menjëhershme të forcave zjarrfikëse.
Mungesa e rrugëve automobilistike në zonë ka bërë që efektivët të punojnë në kushte të vështira, duke përdorur mjete rrethanore dhe duke zgjatur linjat e ujit për të arritur në vatrat e zjarrit.
Punonjësit e zjarrfikëses ndodhen në terren dhe po vijojnë përpjekjet për izolimin e flakëve, ndërkohë që zjarri mbetet .
Top Channel
