Një zjarr i përmasave ka nisur në zonën pyjore, i shtrirë në tri fshatra, Dhivër, Cerkovicë dhe Shëndre, bashkia Finiq.
Zjarri erdhi si shkak i një rrufeje mbasditen e së martës, ndërsa ka marrë përmasa sot. Situata është e rënduar dhe u është bërë thirrje banorëve të fshatrave të jenë të vëmendshëm. Në ndihmë ndodhen sherbimet zjarrfikëse të Finiqit, Sarandës dhe Konispolit.
Është gjithashtu edhe një helikopter në shuarjen e zjarrit. Nisur nga terreni i vështirë efektivët dhe zjarrfikësit ndihmojnë në shuarjen e zjarrit me pompa në krahë.
