Drejtoria e MZSH-së Gjirokastër në orën 18:05 u njoftua për rënien e një zjarri në afërsi të liqenit të Viroit.
Me mbërritjen në vendngjarje, shërbimet zjarrfikëse konstatuan një vatër zjarri në sipërfaqe me bar dhe shkurre.
Falë ndërhyrjes së forcave zjarrfikëse, u bë izolimi i zjarrit në kohë, duke parandaluar përhapjen e tij dhe marrjen e përmasave më të mëdha.
Pas ndërhyrjes së shërbimit zjarrfikës, zjarri u shua plotësisht, duke mos shkaktuar dëme të tjera.
