Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme në superstradën Lezhë- Milot, duke rrezikuar zonën.

Mësohet se flakët kanë përfshirë një sipërfaqe të madhe me shkurre dhe ferra pranë një biznesi, e më pas janë përhapur me shpejtësi duke kërcënuar edhe disa banesa e një restorant që ndodhet aty afër.

Në vendin e ngjarjes ndodhet forcat zjarrfikëse të cilat po luftojnë me flakët për të bërë të mundur neutralizimin e flakëve. Fatmirësisht deri më tani nuk raportohet për të lënduar, teksa dëmet materiale janë të mëdha.