Një zjarr ka rënë në ambientet e paraburgimit të Policisë së Vlorës. Deri më tani nuk raportohet për persona të lënduar.


Mësohet se 2 zjarrfikëse dhe 2 autoambulanca janë në vendngjarje. Policia ka nisur hetimet për ngjarjen.


Dyshimet e para janë se të burgosurit kanë djegur një dyshek dhe për rrjedhojë janë asfiksuar disa punonjës policie.


21 prill 2017 (gazeta-Shqip.com)