Një zjarr ka përfshirë bodrumin e një banese në lagjen “Sheq i Vogël” në Fier, duke shkaktuar panik te familjarët.

Flakët janë konstatuar nga vetë pronarët e banesës, të cilët kanë njoftuar menjëherë shërbimin zjarrfikës për të ndërhyrë në shuarjen e zjarrit.

Falë reagimit të shpejtë të zjarrfikësve, situata është vënë nën kontroll në kohë dhe është shmangur përhapja e flakëve në pjesët e tjera të banesës.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një shkëndijë elektrike. Ndërkohë, policia ka mbërritur në vendngjarje dhe po punon për të zbardhur plotësisht rrethanat dhe shkakun e incidentit.