Laboratori i analizave mjekësore në Drejtorinë e Shëndetit Publik në Gramsh është përfshirë nga flakët.
Raportohet se në vendngjarje shkuan forcat zjarrfikëse që bënë të mundur fikjen e zjarrit. Grupi hetimor po punon për zbardhjen e shkaqeve të zjarrit. Paraprakisht dyshohet se është shkaktuar nga mbingarkesa në rrjetin elektrik.
Ende nuk dihet dëmi që është shkaktuar, teksa fatmirësisht, nuk ka pasur njerëz të lënduar.



