Një kabinë elektrike është përfshirë nga flakët në lagjen “Apollonia” të Fierit, duke shkaktuar ndërprerjen e energjisë elektrike në pallatin pranë dhe në zonën përreth.

Pas sinjalizimit për zjarrin, në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e flakëve dhe neutralizimin e situatës.

Si pasojë e incidentit, furnizimi me energji është ndërprerë për banorët e zonës. Ende nuk dihen shkaqet që kanë shkaktuar zjarrin.

Pritet ndërhyrja e specialistëve për riparimin e defektit dhe rikthimin e energjisë elektrike.