Një zjarr është shënuar në katin e katërt të Hotel Tirana, në kryeqytet.

Sipas informacioneve paraprake, dyshohet se një klient ka lënë diçka të ndezur në dhomë, çka ka shkaktuar përhapjen e flakëve dhe djegien e krevatit.

Në vendngjarje kanë mbërritur menjëherë forcat zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për shuarjen e zjarrit. Pas ndërhyrjes së tyre, situata është vënë nën kontroll dhe flakët janë shuar plotësisht.