Një zjarr ka përfshirë pasditen e kësaj të mërkure kodrën e Kuzum Babasë në Vlorë.
Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe bimësi, ndërsa forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje pas marrjes së njoftimit. Zjarrfikësit e Vlorës po punojnë për izolimin dhe shuarjen e flakëve, me qëllim parandalimin e përhapjes së zjarrit në zona të tjera. Pranë vatrës së zjarrit ndodhen banesa, ndërsa në këtë zonë ndodhet edhe Teqeja e Kuzum Babasë. Aktualisht, ekipet zjarrfikëse vijojnë ndërhyrjen në terren për vënien nën kontroll të situatës.
