Një zjarr ka përfshirë pasditen e sotme një zonë me pemë dhe bimësi të thatë në lagjen “Skënderbej” të Elbasanit, duke krijuar rrezik për banesat që ndodheshin pranë vatrës së flakëve.

Ndërhyrja e shpejtë e forcave zjarrfikëse bëri të mundur izolimin dhe vënien nën kontroll të situatës, pavarësisht kushteve të vështira të krijuara nga temperaturat e larta, thatësira dhe era.

Zjarrfikësit vijojnë t’u bëjnë apel qytetarëve për kujdes të shtuar gjatë kësaj periudhe me rrezik të lartë zjarresh, duke kërkuar shmangien e çdo veprimi që mund të shkaktojë përhapjen e flakëve.

Sipas tyre, një pakujdesi e vogël mund të sjellë pasoja të rënda për banesat, pronën dhe sigurinë e komunitetit.