Një vatër zjarri ka përfshirë një sipërfaqe pyjore në zonën e “Lëndinës së Madhe”, mbi fshatin Sinicë në Devoll.

Pas marrjes së njoftimit për flakët, shërbimet zjarrfikëse të Bashkisë Devoll kanë nisur menjëherë ndërhyrjen për izolimin dhe shuarjen e zjarrit.

Në terren janë angazhuar 11 zjarrfikës dhe 3 punonjës të shërbimit pyjor, të cilët po punojnë për të mbajtur nën kontroll vatrën dhe për të parandaluar përhapjen e flakëve.

Ende nuk dihen përmasat e sakta të sipërfaqes së përfshirë nga zjarri, ndërsa shkaku i rënies së flakëve mbetet i paqartë.

Forcat në terren vijojnë operacionin dhe monitorimin e situatës, ndërsa ndërhyrja po përqendrohet në izolimin e vatrës dhe shmangien e përhapjes së mëtejshme të zjarrit.