Një zjarr i përmasave të konsiderueshme është regjistruar në zonën e “Jordan Misja”, në Tiranë, ku flakët kanë përfshirë katin e fundit në anën veriore të një kompleksi.

Sipas informacioneve paraprake, zjarri ka rënë në katin e sipërm të ndërtesës, duke shkaktuar panik tek banorët e zonës.

Ende nuk dihen shkaqet e rënies së flakëve, ndërsa nuk ka konfirmim zyrtar për persona të lënduar.

View this post on Instagram

A post shared by Gazeta Shqip (@gazeta_shqip)