Një banesë në Lagjen 12 të Korçës është përfshirë nga flakët, duke shkaktuar dëme materiale.

Nga të dhënat paraprake, dyshohet se zjarri është shkaktuar nga një bombol gazi që përdorej për gatim. Në vendngjarje kanë mbërritur shërbimet zjarrfikëse, të cilat kanë ndërhyrë për neutralizimin e flakëve dhe parandalimin e përhapjes së tyre.

Fatmirësisht, nga incidenti nuk raportohet për persona të lënduar.

Ky është rasti i dytë i një zjarri të dyshuar të shkaktuar nga bombola e gazit në qarkun e Korçës, pas një tjetër ngjarjeje të regjistruar në Maliq.

Autoritetet po vijojnë verifikimet për të përcaktuar me saktësi shkakun e zjarrit dhe rrethanat e ngjarjes.