Një banesë është përfshirë nga flakët pasditen e kësaj të mërkure në qytetin e Pogradecit, duke shkaktuar panik te banorët e zonës.

Zjarri ra në një objekt banimi në rrugën e Spitalit, përballë Poliklinikës së qytetit. Menjëherë pas sinjalizimit, në vendngjarje mbërritën forcat e Mbrojtjes nga Zjarri dhe Shpëtimi, të cilat ndërhynë për të vënë situatën nën kontroll.

Sipas të dhënave paraprake, flakët janë izoluar dhe nuk kanë rrezikuar banesat përreth. Fatmirësisht, nuk raportohet për persona të lënduar.

Burime nga vendngjarja bëjnë me dije se në banesën e prekur jeton një familje në vështirësi ekonomike, ndërsa autoritetet po punojnë për shuarjen e plotë të zjarrit dhe zbardhjen e shkaqeve të incidentit.