Një ngjarje që mund të kishte përfunduar në tragjedi është regjistruar ditën e sotme në Tiranë.

Policia ka njoftuar se në fshatin Façesh, në Dajt, një shtëpi është përfshirë nga zjarri, ndërsa si pasojë e flakëve ka mbetur e lënduar një 8-vjeçare.

E mitura ka qenë brenda në shtëpi kur ka rënë zjarri, ndërsa fatmirësisht ajo është shpëtuar dhe tashëm ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Më datë 29.07.2022, rreth orës 12:40, në fshatin Façesh, në Dajt, ka rënë zjarr në banesën e shtetasit B. B., dhe si pasojë është dëmtuar vajza e tij e mitur 8 vjeçe, e cila ndodhet në spital, jashtë rrezikut për jetën.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.