Një 72-vjeçar ka humbur jetën pas një zjarri që përfshiu banesën e tij në Tiranë. Ngjarja ndodhi në lagjen Ali Demi, ku viktima, Theodhor Llulla, jetonte i vetëm në katin e parë të banesës.

Sipas raportimeve, i moshuari ishte i paralizuar dhe ndodhej në dhomën e tij në momentin kur shpërtheu zjarri. Dyshohet se ai ka ndërruar jetë si pasojë e asfiksisë nga tymi.

Policia njoftoi se rreth orës 21:20 në banesën e 72-vjeçarit ra zjarr, ndërsa pas ndërhyrjes u konstatua se ai kishte humbur jetën. Në vendngjarje ka mbërritur grupi hetimor, i cili po punon për të përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe për të sqaruar plotësisht rrethanat e ngjarjes.