Një zjarr ka përfshirë një lokal në zonën e Triportit, në Zvërnec të Vlorës, duke krijuar rrezik për përhapjen e flakëve në drejtim të Pyllit të Sodës.

Pas marrjes së njoftimit, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë nisur ndërhyrjen për izolimin e zjarrit.

Ndërhyrja e shpejtë e zjarrfikësve ka bërë të mundur vënien nën kontroll të flakëve, duke shmangur përhapjen e tyre në zonën pyjore.

Situata tashmë paraqitet e normalizuar, ndërsa mbeten për t’u përcaktuar shkaqet e rënies së zjarrit dhe dëmet e shkaktuara.