Një magazinë ku ruheshin rezerva ushqimore është përfshirë nga flakët gjatë ditës së sotme në fshatin Zëmblak, në bashkinë Maliq.
Pas marrjes së njoftimit, shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur ndërhyrjen për neutralizimin e flakëve dhe izolimin e zjarrit, me qëllim shmangien e përhapjes së tij në objektet përreth.
Nga të dhënat paraprake nuk raportohet për persona të lënduar. Gjithashtu, deri në këto momente nuk ka të dhëna se banesat pranë magazinës janë vënë në rrezik.
Forcat zjarrfikëse vijojnë punën për shuarjen e plotë të zjarrit, ndërsa pritet që pas përfundimit të ndërhyrjes të nisë verifikimi për përcaktimin e shkakut të rënies së flakëve.
Rrethanat e incidentit mbeten ende të paqarta.
