Një zjarr është regjistruar në një apartament në katin e gjashtë të një pallati në zonën e Komunës së Parisit, në Tiranë.
Sipas informacioneve paraprake, flakët kanë shpërthyer brenda një prej dhomave të banesës.
Ekipet po punojnë për neutralizimin e flakëve dhe vënien nën kontroll të situatës, ndërsa ende nuk ka të dhëna për persona të lënduar.
