Përplasjet mes protestuesve dhe forcave të policisë kanë vijuar edhe këtë të hënë, më 19 tetor, në kryeqytet.
Protestuesit kanë hedhur fishekzjarrë dhe molotovë në drejtim të efektivëve, ndërsa policia është kundërpërgjigjur me gaz lotsjellës dhe ujë me përmbajtje kimike, me qëllim shpërndarjen e turmës.
Situata është shoqëruar edhe me zjarrvënie në rrugët e Tiranës, ku janë djegur kazanë mbeturinash.
Në protestë janë bërë bashkë studentë dhe qytetarë të moshave të ndryshme, të cilët kërkojnë dorëheqjen e kryeministrit. Tensionet mes palëve vijojnë në terren.
