Një zjarr ka rënë pasditen e sotme në një objekt në Rrugën e Kavajës në Tiranë.

Burime bëjnë me dije se forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje, për të bërë të mundur shuarjen e flakëve. Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërkohë që hetimet e Policisë pritet të nxjerrin më shumë detaje. Ndërkohë, tymi ka mbuluar zonën.

Kujtojmë se pasditen e djeshme një ngjarja e ngjashme ndodhi në rrugën “Myslym Shyri”, fatmirësisht pa persona të lënduar.