bie zjarrNjë zjarr ka përfshirë xhaminë e Zall Herr në Tiranë, në orët e vona të natës së djeshme. Burime nga policia bëjnë me dije se zjarri i rënë rreth orës 03:30 ka shkrumbuar plotësisht çatinë e xhamisë.


Mësohet se zjarri ka shkaktuar dëme të konsiderueshme materiale, ndërkohë që dyshohet se zjarrvënia ka qenë e qëllimshme.


Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e ngjarjes.

30 prill 2013 (gazeta-Shqip.com)