Një vatër zjarri është aktivizuar ditën e sotme në fshatin Greps, në Njësinë Administrative Nikël të Krujës.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe pyjore me pemë dhe shkurre, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e tyre dhe po e vështirëson ndërhyrjen e forcave në terren.

Pas marrjes së njoftimit, në zonë janë angazhuar shërbimet zjarrfikëse të Krujës, të mbështetura nga forca të Kamzës dhe Tiranës.

Ekipet po punojnë për izolimin e vatrës dhe vënien e zjarrit nën kontroll, ndërsa situata vijon të monitorohet nga afër.