Një vatër zjarri është aktivizuar mesditën e sotme pranë fshatit Vanaj, në njësinë administrative Libofshë të Fierit.

Flakët kanë përfshirë një sipërfaqe me shkurre dhe pemë, ndërsa pas sinjalizimit të marrë, forcat zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur ndërhyrjen për izolimin e zjarrit dhe vënien e tij nën kontroll.

Puna e ekipeve zjarrfikëse vijon për shuarjen e plotë të flakëve, ndërsa deri në këto momente nuk raportohet për banesa të rrezikuara apo persona të lënduar.

Autoritetet po monitorojnë situatën në terren për të shmangur përhapjen e mëtejshme të zjarrit.