Bashkia e Gramshit është zona më e prekur dhe më kritike nga zjarret aktualisht, teksa dyshohet se shumë banorë kanë mbetur të bllokuar mes flakëve në fshatra.
Raportohet se një grua së bashku me dy fëmijët e saj, është bllokohet në një fermë në fshatin Bulçar. Ajo kërkon ndërhyrjen e autoriteteve për t’u larguar, pasi flakët po përparojnë.
Ministria e Mbrojtjes ka nxjerrë më herët një urdhër evakuimi për banorët e fshatrave Kullollas, Bletëz dhe Menkollarë, Skënderbegas, Kukur, Sojnik dhe Mukaj./ Top Channel