Me lot në sy, 65-vjeçari Bardhosh Haxhiraj rrëfen momentet dramatike kur zjarri përfshiu stallën e tij me 16 lopë, 4 viça dhe 2 dele, në fshatin Armen të bashkisë së Selenicës.
Sipas tij, gjithçka nisi nga një shkëndijë elektrike që më pas shpërtheu në flakë, duke djegur me shpejtësi të gjithë objektin.
Zjarri fillimisht përfshiu tavanin dhe më pas u përhap në pjesën e poshtme ku ndodheshin bagëtitë. Bardhoshi tentoi të hynte brenda për të shpëtuar kafshët, por tymi dhe flakët e dendura nuk e lejuan.
Dëmi total që është shkaktuar nga zjarri arrin në rreth 300 mijë euro. Në vendngjarje kanë mbërritur autoritetet përkatëse, të cilat kanë bërë vlerësimin paraprak të dëmit, si dhe përfaqësues të Drejtorisë së Bujqësisë pranë qytetit të Vlorës. /Top Channel/

