Një vatër zjarri është shfaqur sërish në zonën e Qafa e Llogarasë, konkretisht pranë Qafës së Luadhit.

Sipas informacioneve nga terreni, flakët dyshohet se janë ndezur qëllimisht, ndërsa era e fortë po favorizon përhapjen e shpejtë të zjarrit drejt sipërfaqeve me bimësi natyrore. Aktualisht nga vatra e zjarrit nuk ka rrezik për banesa apo biznese në zonë, ndërsa situata mbetet në monitorim.

Brenda një jave është hera e dytë që kjo zonë digjet dhe për këtë arsye dyshohet se zjarri është i qëllimshëm.