Fusha e mbetjeve në Vlorë është në flakë prej tre ditësh. Një helikopter aktualisht është në proces për shurjen e flakëve.

Në lidhje me këtë situatë të rënduar, mësohet se Prokuroria ka nisur hetimet, ndërsa dyshohet se zjarri është i qëllimishëm.

Kryetari i Bashkisë Vlorë, Ermal Dredha, është shprehur se ka mangësi në mjete. Sipas tij, zgjidhja e vetme është landfilli. Dredha sqaron se landfilli nuk po vihet në punë prej mungesave ligjore.

“Nuk është situatë e ditës së djeshme ka filluar që një ditë më përpara, parmbrëmë kam qenë deri në katër të mëngjesit bashkë me zjarrfikësit, u duk sikur u menaxhua por diku nga ora 2 e drekës zjarri ka shpërthyer në burime të tjera. Ka qenë rast i vështirë por ka pasur angazhim nga të gjithë faktorët institucionalë na ka mbështetur edhe një ekip nga ministria e mbrojtjes. Sot siç e patë ka pasur ndërhyrje nga ajri, situata duket më mirë por duhet vazhduar të angazhohemi plotësisht. Skenarët mund të jenë të gjithanshëm, mund të jetë nga kushtet atmosferike. Uroj të jetë nga natyra kjo gjë, janë angazhuar të gjithë autoritetet që të zbulojmë burimin e kësaj ngjarje.

Prokuroria është angazhuar të gjithë shërbimet janë angazhuar sepse kjo ngjarje i bën dëm qytetit të Vlorës. Zgjidhja afatgjatë është të kthehet në punë landfilli, problemi është se ka disa pengesa ligjore, jemi në komunikim të përditshëm dhe urojmë ta zgjidhim pasi ka disa klauzola ligjore që duhet ët shihen me interes. Mund të them që Ermali ka 10 ditë në zyrë nuk kam ardhur me zjarrfikëse me vete e kam gjetur këtë situatë këtu, ju thashë kam ndenjur deri ë 4 të mëngjesit këtu dhe po punojmë. Kjo është trashëgimi nga e kaluara e duhet ta heqim fare derisa të arrijmë një marrëveshje për landfillit. Nuk ja uroj askujt as vetes këtë situatë që sa kam filluar detyrën por kjo është një luftë dhe jemi këtu për ta përballuar.”– tha Dredha.