Këngëtari Zef Beka ka reaguar lidhur me zjarrin që përfshiu ditën e djeshme në lokalin e tij, “Orkidea Palace”, në Lezhë.
Sipas tij, një shkëndijë elektrike në kuzhinën e restorantit shkaktoi zjarrin, por fatmirësisht ai u vu shpejt nën kontroll dhe flakët nuk arritën të përhapen në pjesë të tjera të ndërtesës apo të shkaktonin dëme në njerëz. Gjithashtu, këngëtari ka shprehur mirënjohje për mbështetjen.
Flakët kanë përfshirë dje fillimisht një sipërfaqe me shkurre dhe ferra në fshatin Markatomaj në anë të superstradës Lezhë-Milot. Më pas janë përhapur dhe kuzhinën e lokalit të dasmave “Orkidea”. Pranë vatrës së zjarrit kishte edhe banesa por fatmirësisht nuk janë rrezikuar.
Reagimi i plotë:
Të nderuar miq, familjarë dhe mbështetës të muzikës sime, edhe te lokalit tim “Orkidea Palace Weddingsevents”
Dua t’ju informoj se, për shkak të një shkëndije elektrike, kuzhina e restorantit “Orkidea Palace” u përfshi nga flakët. Fatmirësisht, situata u vu menjëherë nën kontroll dhe nuk pati rrezik për pjesën tjetër të lokalit apo për jetën e askujt. Aktualisht jemi mirë dhe po marrim të gjitha masat që çdo gjë t’i kthehet sa më shpejt normalitetit.
Ju falënderoj sinqerisht për mesazhet dhe mbështetjen tuaj të vazhdueshme. Mirënjohja ime është e pakufishme.
Me respekt, Zef Beka!