Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09:10, një zjarr ka shpërthyer në banesën e shtetasit Xh.C, në katin e parë të një pallati në qytetin e vjetër të Bulqizës. Shërbimet zjarrfikëse dhe ato të Policisë kanë mbërritur menjëherë në vendngjarje dhe kanë arritur të nxjerrin shtetasin Xh.C nga banesa, i cili fatkeqësisht ka humbur jetën në spital pas ndihmës mjekësore.
Grupi hetimor është në vendin e ngjarjes dhe ka nisur hetimet për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit. Hetuesit po punojnë për të zbardhur shkaqet e kësaj tragjedie që ka tronditur komunitetin e Bulqizës.

Njoftimi i policisë:
Bulqizë
Mëngjesin e sotëm, rreth orës 09.10, në qytetin e vjetër Bulqizë, në katin e parë të një pallati, në banesën e shtetasit Xh.C, ka rënë zjarr.
Menjëherë kanë shkuar shërbimet zjarrfikëse dhe shërbimet e Policisë ku kanë bërë të mundur nxjerrjen nga banesa të shtetasit Xh.C, i cili ka humbur jetën në spital.
Grupi hetimor ndodhet në vendin e ngjarje dhe po punon për sqarimin rrethanave dhe përcaktimin e shkakut të rënies së zjarrit.
