Një zjarr i përmasave të mëdha përfshiu hotel “Brooklyn” në Vlorë gjatë orëve të para të mëngjesit. Si pasojë e kësaj u lënduan gjashtë persona, të cilët po marrin ndihmën e specializuar mjeksore. Në kuadër të kësaj, Shoqata e Operatorëve Turistikë të Vlorës është solidarizuar me pushuesit e prekur nga zjarri dhe u ka ofruar akomodim falas pushuesve të prekur. 

Disa njësi hoteliere në Vlorë, në bashkëpunim edhe me Bashkinë, kanë ofruar ambiente për akomodimin e pushuesve të prekur nga ngjarja. Kjo me qëllim që pushimet e tyre të mos ndërpriten dhe të vijojnë normalisht siç ishin planifikuar. 

Kreu i Operatorëve Turistikë, Vasil Bedini, bën me dije se turistët do të akomodohen në hotele të tjera pa pagesë. Gjithashtu për pushuesit të cilët kanë humbur veshmbathje apo sende personale nga zjarri, operatorët turistikë do të kujdesen për t’u siguruar gjithçka që u nevojitet