Katër persona janë arrestuar në kuadër të hetimeve për zjarrin që përfshiu një pallat 12-katësh në Tiranë një ditë më parë, ndërsa një tjetër është shpallur në kërkim.
Sipas burimeve nga grupi hetimor, një prej të ndaluarve është menaxheri i një marketi në zonë, i cili dyshohet të ketë lidhje me rrethanat që çuan në përhapjen e flakëve. Po ashtu, në pranga është vënë edhe administratori i pallatit.
Hetimet vijojnë, ndërsa autoritetet po punojnë për të zbardhur plotësisht shkaqet e zjarrit dhe për të përcaktuar përgjegjësitë e personave të përfshirë.
