Kreu i Partisë Demokratike, Sali Berisha ka reaguar lidhur me zjarrin në kompleksin “Arlis”, pranë QSYT në Tiranë. Me anë të një postimi në Facebook, Lideri i opozitës tha pallati shumëkatësh tek Farmacia 10 digjej sikur të ishte kasolle kashte, ndërkohë theksoi se objekti është ndërtuar jashtë çdo standardi.

Kryedemokrati tha ndër të tjera, se ndërtimi i përket biznesmenit Arlis Lena, të cilin e cilëson si “klient” të kryeministrit Edi Rama. Në fund, Berisha nënvizoi se ky objekt është denoncuar nga PD në prokurori prej shumë kohësh.

“Digjet sikur të ishte kasolle kashte pallati shumëkatësh tek Farmacia 10 i ndërtuar jashtë çdo kondicioni nga klienti i Edi Ramës, Arlis Lena. Ky ndërtim është denoncuar nga PD në prokurori prej shumë kohësh. Pra është një krim që mbrohet nga shteti,” tha Berisha.