Forcat e Armatosura janë angazhuar në lagjen Abazë në Krujë, në mbështetje të operacionit për përballimin e flakëve dhe mbrojtjen e banorëve dhe pronës.
Ministria e Mbrojtjes bën me dije se efektivët po punojnë krah për krah me strukturat e tjera të emergjencave për të frenuar përhapjen e zjarrit dhe për të mbajtur situatën nën kontroll.
Forcat e Armatosura janë të angazhuara edhe në zona të tjera ku ka vatra zjarri, përfshirë Lurën, Mallakastrën, Vaun e Dejës, Mirditën dhe Priskë-Daias-Farkë.
Sipas njoftimit, ndërhyrja e efektivëve zjarrfikës të strukturave vendore dhe Forcave të Armatosura ka bërë të mundur menaxhimin e situatës në shkallë kombëtare, pa rrezik për jetën dhe banesat e qytetarëve.

