Drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj ka folur lidhur me situatën e zjarrit, ku një pallat në kompleksin “Arlis” u përfshi nga flakët.
Duke folur për mediat, Brataj tha se flakët shkaktuan dëme kolosale, ndërsa 11 persona u transportuan në urgjencë.
Ai theksoi ndër të tjera, se një person është i shtruar me djegie 15 %, por ndodhet jashtë rrezikut për jetën.
“Janë 11 në total. 6 janë shtruar. 4 tek toksikologjia, një është tek urgjenca. I vetmi person i shtruar për djegie, me djegie 15%, jashtë rrezikut për jetën. Është një grua rreth të 50-tat. Në këtë moment nuk kemi asnjë kod të kuq apo rrezik për jetën. Ka edhe nga zjarrfikësit, por nuk e di numrin e saktë për momentin që t’jua them”, tha drejtori i Urgjencës, Skënder Brataj.
