Qytetarët dhe zjarrfikësit që u asfiksuan nga tymi pas zjarrit të fuqishëm pranë QSUT, janë larguar nga ambientet e spitalit, pasi ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Ngjarja u regjistrua një ditë më parë, kur një pallat, pjesë e një kompleksi banimi, u përfshi nga flakët, duke shkaktuar dëme të mëdha materiale.

Sipas raportimeve, 8 persona pësuan asfiksi nga tymi, mes tyre 6 zjarrfikës dhe 2 qytetarë, të cilët morën ndihmë mjekësore gjatë natës.

Në operacionin për shuarjen e flakëve u angazhuan edhe dy helikopterë Cougar, ndërsa autoritetet vijojnë hetimet për të zbardhur shkaqet e ngjarjes.

Dëmet materiale raportohen të jenë të konsiderueshme.