Për shkak të erës së fortë, vatra e zjarrit në Rriban të Mallakastrës ka marrë përmasa të mëdha. Flakët janë përhapur me shpejtësi dhe kanë përfshirë kurorat e pishave, duke rritur rrezikun e përhapjes së zjarrit.

Autoritetet vendore njoftuan se Emergjencat ndodhen në terren me forca operacionale të Policisë, Ushtrisë, Pyjores dhe shërbimeve të tjera. Gjithashtu po punohet edhe nga ajri për t’i shuar flakët duke hedhur ujë me helikopterë.