Situatë kritike në dy fshatrat e Peqinit, Galush dhe Gjevur, ku prej disa orësh një zjarr i përmasave të mëdha ka përfshirë ullishta, shkurre dhe sipërfaqe me bimësi, duke përshkuar deri tani rreth 25 hektarë.
Pavarësisht angazhimit të dhjetëra forcave të shërbimit zjarrfikës, strukturave të emergjencave civile, Forcave të Armatosura dhe banorëve të zonës, si dhe ndërhyrjes nga ajri, zjarri nuk është shuar, raporton korrespondentja e Top Channel Bruna Kërçyku.
Gjatë gjithë pasdites situata ka qenë e vështirë, ndërsa në orët e mbrëmjes flakët kanë avancuar në drejtim të një blloku banesash.
Forcat zjarrfikëse dhe strukturat e tjera të angazhuara po punojnë për të krijuar një vijë mbrojtëse dhe për të ndaluar përparimin e flakëve drejt banesave.
Në terren vijon operacioni për izolimin e vatrës, ndërsa situata po monitorohet në mënyrë të vazhdueshme për shkak të rrezikut që zjarri të përhapet më tej.
Top Channel
