Një objekt pa leje pranë pallatit që mori flakë në zonën përballë QSUT-së, është shembur sot nga IMT.
Objekti indërtuar pa leje, i identifikuar si farmaci, kishte bllokuar rrugëkalimin dhe pengonte kalimin e zjarrfikëses drejt zonës së zjarrit. Për shkak të kësaj situate, ndërhyri Inspektorati i Mbrojtjes së Territorit, i cili shembi ndërtimin pa leje, duke hapur rrugën për mjetet e emergjencës.
Pas ndërhyrjes, zjarrfikësit arritën të kalonin dhe të punonin për shuarjen e flakëve.
