Ministri i Mbrojtjes, Pirro Vengu, ka mbërritur sot në landfillin e Elbasanit, i cili prej 3 ditësh është përfshirë nga zjarri.

Në vendgrumbullimin e mbetjeve, zjarrfikësit dhe punonjësit po vijojnë me përpjekje të vazhdueshme për të vënë nën kontroll dhe shuar flakët që kanë dalë jashtë kontrollit.

Situata mbetet e vështirë, ndërsa ministri Vengu inspektoi vendin dhe u zotua për përkushtim maksimal në menaxhimin e emergjencës.