Një zjarr ka përfshirë një zonë kodrinore në Sarandë, duke djegur sipërfaqe me bimësi.
Flakët janë përhapur në kodër, ndërsa një re e madhe tymi është parë nga zona përreth.
Shërbimet zjarrfikëse kanë mbërritur në vendngjarje dhe kanë nisur ndërhyrjen për të izoluar dhe shuar flakët.
Ende nuk dihen shkaqet e rënies së zjarrit, ndërsa nuk ka të dhëna të konfirmuara për përmasat e dëmeve.
Autoritetet po monitorojnë situatën për të parandaluar përhapjen e mëtejshme të flakëve.
