Një tjetër vatër zjarri është shënuar këtë pasdite në Lezhë, konkretisht pranë urës së Prekanit në zonën e Shënkollit.

Flakët janë përhapur me shpejtësi për shkak të erës së fortë, duke e bërë më të vështirë ndërhyrjen nga forcat zjarrfikëse dhe shërbimet e policisë që ndodhen në terren për të vënë nën kontroll zjarrin.

Pavarësisht se zjarri ka avancuar afër zonës së banuar, deri tani nuk raportohet për rrezik të drejtpërdrejtë për banesat. Ndërkohë, punimet për shuarjen e flakëve vijojnë.