Kryetarja e Komanduar e Bashkisë Tiranë, Anuela Ristani foli lagjja “5 Maji”, ku tregu është përfshirë nga një zjarr masiv.

Ristani theksoi se flakët dogjën një kapanon të tërë, ndërsa sipas saj, nuk ka rrezik për përhapjen e tyre në qendrat e banuara.

“Janë vatra zjarri në madhësi shumë të konsiderueshme. Për shkak të materialeve qëllim ka qenë ta eliminojmë në kapanone e parë është përhapur në kapanonin e dytë. Nuk ka asnjë rrezik për shpërhapjen e zjarrit në qendrat e banuara. Ajo që jemi duke bërë, po kontrollojmë deri në fund zjarri në të vend. Nuk ka dëm në njerëz. Duhet kohë të eliminohet i gjithë. Zona është goxha e madhe dhe nuk arritëm ta shpëtojmë kapanonin. Është në kontroll dhe nuk ka rrezik.”– tha ajo.