Ngjarja tragjike që tronditi Maliqin këtë të diel, mori jetën e Merjeme Hazisllarit, dhe djalit të saj Luka Hazisllari, 14 vjeç. Ndërkohë, vajza 6-vjeçare e familjes, Nefeli Hazisllari, është në gjendje të rëndë dhe po trajtohet në repartin e djegie-plastikës në QSUT.

Në një rrëfim për mediat, xhaxhai i vajzës tregoi se e mitura ka dalë vetë nga banesa e përfshirë nga flakët, ndërsa ndihma e parë i është dhënë nga fqinjët e saj, të cilët e kanë nxjerrë dhe njoftuar menjëherë ambulancën. E mitura ka pësuar djegie të konsiderueshme, ndërsa po i nënshtrohet ekzaminimeve dhe mjekimeve të specializuara në Tiranë.

Zjarri dyshohet të ketë rënë nga një sobë me dru, e përdorur për ngrohje, ndërsa hetimet për rrethanat e plota të ngjarjes janë në vijim.