Një banesë është përfshirë nga flakët.
Ngjarja u shënua mësditën e kësaj të enjteje, në zonën pranë Pazarit të Ri.
Dyshohet se kemi të bëjmë me zjarr aksidental, ndërsa forcat zjarrfikëse ndodhen në vendngjarje për të bërë të mundur shuarjen e tyre.
“Nuk ka pasur persona të lënduar. Janë rrezikuar edhe banesa të tjera, shumë afër me njëra-tjetrën. Dëmet janë të konsiderueshme. Është bërë i mundur evakuimi i banorëve”, raportuan mediat.
