Kryeministri Edi Rama ka folur me tone të ashpra në lidhje me zjarrvënien e qëllimshme , teksa deklaroi se duhet të konsiderohet si vrasje.
Rama tha se ndërtimin e paligjshëm mund ta prishësh ndërsa rigjenerimin pyjeve duhen vite të tëra. Zjarrvënësit duhet të ndëshkohen si vrasës, u shpreh kreu i qeverisë.
“Dënimet për zjarrvënësit duhet të jenë më të rënda se ndërtuesit pa leje. S’mund të dënohet vendosja e një zjarri në Gramsh 3-8 vjet dhe një ndërtim i paligjshëm në një zonë pylli të mbrojtur 5-10 vjet. Ndërtimi e paligjshëm mund ta prishësh ndërsa rigjenerimin pyjeve duhen vite të tëra. Zjarrëvëniet duhet të trajtohen si vrasës dhe zjarrëvënia e qëllimshme duhet të ndëshkohet njësoj si vrasja. Në kushtet kur trashëgimia e shumë brazave shkrihet brenda 2 apo tre netësh dhe jetët e njerëzve vihen në rrezik, ndërkohë që bashkë me pyllin ikën edhe shtëpia. Kjo është vrasje me paramendim”-, tha Rama.